Është pista vetme dhe më e madhe indoor jo vetëm në Shqipëri por në të giithë Ballkanin! Me një sipérfaqe prej 4.500 m2, pistë moderne me 2 nivele, fasilitete bashkëshoqëruese, kjo Arenë prezanton te publiku Shqiptar një koncept të ri të garave karting, Aktivitetet janë të shumëllojshme dhe të përshtatshme për fëmijë dhe të rritur, amatorë dhe profesionistë.
Makinat (go kart) janë elektrike dhe janë të pajisura me teknologji innovative që do tju rrisë adrenalinën dhe do tju bëjë të ndiheni si një pilot F1 i vertetë. Makinat (go kart) iu nënshtrohen kontrolleve periodike për të siguruar një eksperiencë të sigurtë dhe të kënaqshme.
Të fugishme, ergonomike, të sigurta, por edhe miqësore me mjedisin (eco-friendly), këto makina janë të pajisura me timon karboni F1, pedale cilësore, sedilje të spostueshme, rrip sigurimi dhe opsion për ecjen mbrapa (Reverse), Pista moderne ka një gjatësi 700 metra dhe gjëresi 5 metra me 2 nivele dhe është e përbërë nga tunele, kthesa dhe xhepa parakali- mesh.
Pista jonë është plotësisht indoor duke ju dhënë mundësinë të garoni pavarësisht kushteve atmosferike të mbrojtur nga çdo element i jashtëm.
Ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë masave të sigurisë në pistë dhe rregullave për çdo pjesëmarrës.

Mund të shikoni garat duke shijuar një kafe ose një ëmbëlsirë me miqt tuaj.

Nderkohë që ju bëni xhiro, mund ti lini fëmijet tuaj të luajnë tek këndi i lojrave pa u shqetësuar sepse janë të sigurta për shëndetin e tyre.

Ushqimi sipas deshirës tuaj me kualitet, cilësi dhe shpejtësi maksimale.

Mundësi parkimi për çdo njeri që vjen në ambientet tona.
