Është pista vetme dhe më e madhe indoor jo vetëm në Shqipëri por në të giithë Ballkanin! Me një sipérfaqe prej 4.200 m2, pistë moderne me 2 nivele, fasilitete bashkëshoqëruese, kjo Arenë prezanton te publiku Shqiptar një koncept të ri të garave karting, Aktivitetet janë të shumëllojshme dhe të përshtatshme për fëmijë dhe të rritur, amatorë dhe profesionistë.
Makinat (go kart) janë elektrike dhe janë të pajisura me teknologji innovative që do tju rrisë adrenalinën dhe do tju bëjë të ndiheni si një pilot F1 i vertetë. Makinat (go kart) iu nënshtrohen kontrolleve periodike për të siguruar një eksperiencë të sigurtë dhe të kënaqshme.
Të fugishme, ergonomike, të sigurta, por edhe miqësore me mjedisin (eco-friendly), këto makina janë të pajisura me timon karboni F1, pedale cilësore, sedilje të spostueshme, rrip sigurimi dhe opsion për ecjen mbrapa (Reverse), Pista moderne ka një gjatësi 700 metra dhe gjëresi 5 metra me 2 nivele dhe është e përbërë nga tunele, kthesa dhe xhepa parakali- mesh.
Pista jonë është plotësisht indoor duke ju dhënë mundësinë të garoni pavarësisht kushteve atmosferike të mbrojtur nga çdo element i jashtëm.
Ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë masave të sigurisë në pistë dhe rregullave për çdo pjesëmarrës.
Ne ofrojmë sesione standarde dhe sesione Grand Prix, përveç garave pjesë të eventeve që organizon Arena Karting Albania ose garave me pilotë profesionistë. Sesionet standarde zhvillohen me kapacitet të potë garuesish (ku marrin pjesë pilotë amatorë dhe jo vetëm) dhe ndahen në dy kategori sipas grupmoshave që marrin pjesë:
Sesione me pjesëmarrjen e fëmijëve, mosha 10 deri në 17 vjeç;
Sesione me pjesëmarrjen e personave mbi 18 vjeç.
Sesionet Grand Prix janë më të gjata dhe numri minimal i pjesëmarrësve është 8 persona dhe (Grand Prix zhvillohet vetëm me garues mbi 18 vjeç).
Çmimet variojnë në bazë të përzgjedhjes së llojit të garës. Për më shumë klikoni më poshtë për t’u njohur me çmimet tona.